SHBA: Rusia po përshkallëzon konfliktin me praninë e trupave koreano-veriore

SHBA: Rusia po përshkallëzon konfliktin me praninë e trupave koreano-veriore

Matthew Miller

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se është Rusia ajo që po përshkallëzon konfliktin në Ukrainë duke angazhuar trupa të Koresë së Veriut, pasi Kremlini paralajmëroi se Uashingtoni do të thellonte përfshirjen në luftë duke lejuar forcat e Kievit të godasin në thellësi të Rusisë me armë amerikane.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller nuk pranoi të konfirmonte në një konferencë shtypi se administrata në largim e presidentit Joe Biden ka vendosur të lejojë sulme të tilla, por përsëriti se SHBA "do t’i përshtasë gjithmonë aftësitë që i ofron Ukrainës në përputhje me përcaktimin që ajo i bën situatës”.
administrata e Biden ka vendosur të lejojë Ukrainën të kryejë sulmet me rreze të gjatë veprimi dhe zyrtarët amerikanë që folën në kushte anonimiteti, thanë se kjo ishte një përgjigje ndaj pranisë së trupave të Koresë së Veriut në konflikt, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të hënën (18 nëntor) se administrata në ikje po i hidhte benzinë zjarrit dhe po përpiqej të përshkallëzonte konfliktin në Ukrainë.

"Ka qenë Rusia ajo që e ka përshkallëzuar konfliktin herë pas here," tha Miller, duke përmendur 11,000 trupat e Koresë së Veriut që SHBA thotë se janë vendosur dhe janë përballur me forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë.

Më tej Miller tha se ky është një përshkallëzim i madh nga Rusia që sjell një ushtri aziatike në një konflikt brenda Evropës, duke theksuar përgjigja e SHBA-së do të jetë e fortë.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që është e përshtatshme për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj, përfshirë veprimet e saj përshkallëzuese, dhe për të mbajtur përgjegjëse Korenë e Veriut për veprimet e saj shkallëzuese”, shtoi ai.
 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb