SHBA, Rusisë: "Parandaloni
​përdorimin e armëve kimike"

SHBA, Rusisë: "Parandaloni<br />​përdorimin e armëve kimike"<br>
Përfaqësuesja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se nëse misionit të OKB-së, i cili hetoi përdorimin e armëve kimike në Siri nuk i rinovohet mandati, atëherë ai "nuk do të ishte një instrument i pavarur dhe neutral për gjetjen e përgjegjësve të këtyre sulmeve të tmerrshme".

Haley i bëri thirrje Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që "të lërë mënjanë lojërat politike dhe të përmbushë përgjegjësinë e saj", për të parandaluar përdorimin e armëve kimike. Haley ka bërë një deklaratë pasi Rusia vendosi veton ndaj draftit të SHBA-ve, që kërkoi zgjatjen e mandatit të misionit të OKB-së për të hetuar përdorimin e armëve kimike në Siri, dhe paraqiti draftin e përgatitur nga ana e saj.

Ajo ka vënë në dukje se raportin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike që vërteton përdorimin e gazit sarin në një fshat në veri të Sirisë më 30 mars do ta dorëzojë në misionin e OKB-së, JIM, i cili heton përgjegjësit e sulmit.

"Edhe një herë shohim konfirmimin e përdorimit të armëve kimike kundër civilëve të pafajshëm në Siri. Nëse nuk veprojmë menjëherë për të rinovuar mandatin e JIM të KS-OKB-së, ai nuk do të jetë një instrument i pavarur dhe neutral për të përcaktuar se kush janë përgjegjësit e këtyre sulmeve të tmerrshme.

Rusia ka penguar përpjekjet tona të mëparshme për të zgjatur mandatin e misionit të OKB-së."

Sipas saj, SHBA-ja do të vazhdojë përpjekjet që JIM të vazhdojë punimet, dhe ka shtuar se "Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke u dhënë fund lojërave politike duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për të parandaluar përdorimin e armëve kimike."

Mandati i misionit të OKB-së i cili heton përdorimin e armëve kimike në Siri, përfundon më 17 nëntor. SHBA dëshiron që mandati i JIM-it të zgjatet për dy vjet.

Ndërsa Rusia në draftin e përgatitur nga ana e saj të cilin e ka paraqitur kërkesën në Këshillin e Sigurimit për rinovimin e mandatit të JIM për 6 muaj dhe rivlerësimin e rezultateve të raportit të OKB-së që tregon se regjimi i Asadit ka përdorur armët kimike në Han Shejhun të Sirisë më 4 prill.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme