Zyrtarët amerikanë deklaruan se nuk do të bëjnë lëshime ndaj Koresë së Veriut dhe se do të vazhdojnë presionin ndaj regjimit të Phenianit. Komentet bëhen në prag të një takimi të planifikuar mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.
"Mos kini asnjë dyshim, ndërsa negociatat zhvillohen, nuk do të ketë lëshime", tha drejtori i CIA-s, Mike Pompeo për kanalin Fox News. Pompeo theksoi se udhëheqësi i Koresë së Veriut duhet të "vazhdojë të na lejojë të bëjmë stërvitjet e nevojshme ushtarake" me Korenë e Jugut "dhe të diskutojë mbi çnuklearizimin" e ushtrisë së tij.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah, i tha kanalit ABC News, se "Presidenti nuk i ka miratuar politikat e dështuara të dekadave të fundit, në të cilat Shtetet e Bashkuara kanë bërë lëshime që në fillim të negociatave. Politika jonë bazohet në presion nga partnerët tanë dhe aleatët në mbarë botën, presion nga Kombet e Bashkuara, presioni përmes Kinës".
Ai shtoi se "ky presion ka ndikuar në sjelljet e Kim Jong Un-it dhe në mënyrën se si ai vepron". "Kështu që ne shpresojmë se kjo fushatë e vazhdueshme e presionit nga parnerët dhe aleatët tanë në mbarë botën, do të ndryshojë sjelljen e Koresë së Veriut".
Zoti Shah tha Presidenti Trump "trashëgoi një politikë që nuk po funksiononte në tetë vitet e mëparshme" gjatë administratës së ish presidentit Barak Obama. Ai tha se, përkundrazi, Presidenti Trump ka "miratuar një politikë të presionit maksimal ndaj regjimit të Koresë së Veriut. Ne kemi parë se si Kina ka zvogëluar ndjeshëm tregtinë me Korenë e Veriut" dhe Kombet e Bashkuara kanë miratuar "sanksione më të ashpra" kundër Phenianit.
Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha për kanalin NBC News, se "nuk ka dyshim se këto sanksione po funksionojnë dhe i sollën ata në tryezën e bisedimeve".
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3984
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hetimet për dosjen e SASPAC e çuan në pranga, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për masën 'arrest në burg'
15 Janar, 15:02
-
Michelle Obama ‘thyen’ traditën, ish-zonja e parë nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president i SHBA-së
15 Janar, 14:58
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni
15 Janar, 14:25
-
Një muze arti në Tiranë për skulpturat e Thanas Papës! Kompozimi i Skënderbeut, vepra që i dha medaljen e arit
15 Janar, 14:20
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Aksident në fshatin Bubullimë të Lushnjës! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur
15 Janar, 14:11
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur
15 Janar, 14:02
-
Atentati ndaj Kristian Markut në Vlorë/ Makina e autorëve me targa të vjedhura, ishin të mjetit të një polici në Novoselë
15 Janar, 13:59
-
Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit
15 Janar, 13:57
-
Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive
15 Janar, 13:56