Konstatimi pasqyrohet në raportin vjetor të Freedom House “Liria në botë 2012”. Raporti publikohet 3 ditë pasi Gjykata e Lartë dha shpalli të pafajshëm ish- zv kryeministrin Ilir Meta për akuzën e korrupsionit aktiv dhe abuzim me detyrën, pas publikimit të videos nga ish ministri i Energjetikës Dritan Prifti.
Publikimi i videopërgjimit në emisionin Fiks Fare më 11 janar 2011, dorëheqja e Metës nga posti i zv kryeministrit dhe tensioni politik pas zgjedhjeve të 2009 nxitën demonstratën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 demononstrues. Freedom House kërkoi ( në një deklaratë të menjëhershme pas vrasjeve në bulevard) kërkoi hetim të plotë dhe identifikim të përgjegjësve.
(sg/shqiptarja.com)