ATHINË - Kryeministri grek Antonis Samaras do të takohet sot Presidentin amerikan Barak Obama dhe sekretarin e Shtetit Xhon Kerri në Washington. Departamenti Amerikan bëri të ditur se në këtë takim do të trajtohen kryesisht çështjet e ekonomisë dhe energjisë si dhe të stabilitetit rajonal në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme.

Gjithashtu, nga Washingtoni bëhet e ditur se SHBA-ja do të ofrojë mbështetjen e saj për të ndihmuar Greqinë të dalë nga kriza e thellë ekonomike. Fondi Monetar Ndërkombëtar, pjesë e një ekipi të huadhënësve ndërkombëtarë që i ka dhënë 319 milionë dollarë hua Greqisë, njoftoi javën e kaluar se vendi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në stabilizimin e financave të veta, por ka ende nevojë për të bërë ndryshime të mëdha në ekonomi.

Çfarë do të diskutojnë Obama- Samaras?

Viza zyrtare e kryeministrit grek, Samaras në Washington, nënvizon fuqizimine marrëdhënieve dypalëshe, deklaron Deartamenti amerikan i Shtetit. Nga ana e saj agjencia e lajmeve Bloomberg nënvizon se: Vizita e Samaras dëshmon për mbështetjen e SHBA. Washington Post: Samaras paraqet Greqinë si kolonë të stabilitetit
Handesblatt: “Krenar” në SHBA, kryeministri grek
 
Pak orë kanë ngelur nga takimi i mbrëmjes së sotme (ora greke 22.00) e kryeministrit Samaras me presidentin Obam në Zyrën Ovale. Kryeministri grek do të ketë një takim kokë më kokë me presidentin Obama. Më parë, sipasprogramit zyrtar,kryeministri grek do të ketë një darkë pune me ministrin amerikan të jashtëm, Xhon Kerry.
Të enjten zëdhënësja e ministisë së jashtme amerikane, Xhenifer Psaki, ka deklaruar se vizitae kryeministrit grek n SHBA nënvizon marrëhëniet e fuqishme ndërmjet dy shteteve.

Sikundër deklaroi Psaki, ministri i jastëm amerikan, Xh.Kerri, do të rivërtetojë mbështetjen e Shba për Greqinë, pasi qeveria helene po kryen disa reforma, të cilat përbëjnë “çelësin për një të ardhme me më tepër mirëqeniepër popullin grek”!

Zëdhëësja e ministrisë së jashtme amerikane ka thënë se dy çpolitikanët do të diskutojnë ndërmjet të tjerave edhe për një sërë çështjes të karakterit më të gjerë dhe me interes të përbashkët, në fushat e mbrojtjes, luftës kundër terrorizmit, çështjeve të energjetikës, si edhe për marrëveshje të tjera dypalëshe.

Në takimin e Smaras me presidentin Obama do të jetë prezente edhe një përfaqësi e madhe në numër nga pala amerikane, siç janë lkëshilltarët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit amerikan, në fushat e mbrojtes, energjitikës, ekonomisë globale, ministrisë së ekonomisë, etj, shtab, ky, i cili përcakton politikat e presidencës amerikane.

Delegacioni grek synon që të përfitojë një mesazh të fuqishëm mbështetjeje politike, nga ana e presidentit amerikan, në përpjekjet e qeverisë helene, në mënyrë që të ndryshojë edhe klima në Europë për ndryshimin e politikave shtrënguese, por edhe për shfaqjen e interesit për investime të huaja në Greqi.

Qeveria greke duket se ka investuar shumë te kjo vizitë e kryeministrit Samaras në Washington, jo vetëm përpërfitimin e kapitalit t brenshëm, por dhe për interesa më të gjera në arenën ndërkombëtare, pamje kjo, e cila do të jetë në favor të Athinës

Bloomberg: Sikundër ka shkruar të enjten agjencia e lajmeve Bloomberg, pritet që presidnti Obama të bëjë një deklaratë mbështetëse për përpjekjet greke për rindërtimin e ringritjen e ekonomisë, ndërkohë që do të kontribuojë në përpjekjet e Athinës në bisedimet në lidhje me zvogëlimin e borxhittë jashtëm grek

Redaksia Online
(ar.sh/l.ç/mag/shqiptarja.com)