SHBA sanksione kryeministrit të Bosnje Hercegovinës, Açka: O Fadil, tërhiqe këmbën

SHBA sanksione kryeministrit të Bosnje Hercegovinës, Açka: O Fadil, tërhiqe këmbën

Flutura Açka

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka reaguar pas sanksionimit të kryeministrit të Bosnjë Hercegovinës Fadil Novalliç nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës. 

Ajo ironizon duke thënë që kryeministri  të ’tërheqë këmbën’ dhe për të tjerët.

“Tërhiqe këmbën, o Fadil!

Edhe fadilëve tanë do t’u vijë ora shpejt, ndoshta e dinë prandaj sikur i ka zënë nervoza kohët e fundit. Patronazhistin tim, Blendi Gj, dikush e urdhëroi të më numëronte hapat, kafshatat dhe kafetë. Edhe të dhënat e mia, si qytetare shqiptare, dikush i grabiti për partinë që vodhi zgjedhjet e 25 prillit të kaluar. Qeveri si ndërtim pa leje - e ardhur me vota të vjedhura.

Parlament si ngrehinë mafioze - e mbushur me kriminelë me pushtet, që vjedhin vullnete. Shqipëri si peizazh fajtor - nuk është më pronë e shqiptarëve, por e oligarkëve.

Ndaj pastë këmbën e mbarë në sanksionet e Zyrës Amerikane të Thesarit ndaj Kryeministri i Bosnjë Hercegovinës, Fadil Novaliç! Edhe ky, Fadili, përdori të dhënat e qytetarëve të tij për pushtet.

Shih rrushi rrushin e kalbur e rrudhu Shqipëria!” , shkruan Açka në Facebook.

Kryeministri i Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novalliç dhe Sllobodan Stanoviç një biznesmen i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjës janë sanksionuar nga SHBA. Më 3 tetor, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit tha se këta dy persona janë sanksionuar për shkak të minimit të institucioneve demokratike “për përfitime personale dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”. Në deklaratën  e DASH thuhej se kryeministri Fadil Novaliç, ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për përfitimin e partisë së tij, duke shkelur ligjet e Bosnjë e Hercegovinës.

Postimi i deputetes Flutura Açka

S.C//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës