SHBA sanksionon dy kompani mallrash që ndihmojnë në financimin e Houthis

SHBA sanksionon dy kompani mallrash që ndihmojnë në financimin e Houthis

Houthis në anijen e Detit të Kuq

1705050272_houthi.PNG

Houthis në anijen e Detit të Kuq

Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi të premten sanksione ndaj dy kompanive për dërgimin e mallrave iraniane të cilat shiten për të ndihmuar në financimin e Houthis. SHBA vendosi sanksionet një ditë pas kryerjes së sulmeve në Jemen kundër Houthis në përgjigje të valës së sulmeve në Detin e Kuq.

Mallrat u dërguan në emër të një financuesi të sanksionuar nga SHBA, të mbështetur nga Irani, Sa’id al-Jamal, sipas Departamentit të Thesarit. Ai u sanksionua nga SHBA në qershor 2021 për rolin e tij në ndihmën për financimin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit – Forca Qods dhe Houthis.

Të ardhurat nga shitja e këtyre mallrave “mbështesin Houthis dhe sulmet e tyre të vazhdueshme kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit”, tha Departamenti i Thesarit në një njoftim për shtyp.

Përveç sanksioneve të së premtes kundër dy kompanive, Departamenti i Thesarit gjithashtu identifikoi si pronë të bllokuar katër anije të përdorura nga kompanitë për të maskuar origjinën iraniane të mallrave. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli do dërgojë ilaçe për pengjet në Gaza! SHBA dhe Britania sulmojnë bazat Houthi në Jemen! Tajani: Mbështesim sulmet, por italia nuk mund të marrë pjesë pa miratimin e parlamentit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë