SHBA sanksionon gjashtë punonjës të mediave në Iran

SHBA sanksionon gjashtë punonjës të mediave në Iran

Objekti i IRIB-it. Fotografi nga arkivi

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar gjashtë punonjës të lartë të një korporate mediatike shtetërore iraniane.

Departamenti amerikan i Thesarit, tha në një deklaratë më 16 nëntor se të sanksionuarit janë punonjësit e Transmetuesit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB).

Thesari tha se IRIB-i ka transmetuar qindra rrëfime të detyruara të të arrestuarve dhe ka prodhuar intervista të njerëzve që janë detyruar të pohojnë se të afërmit e tyre nuk janë vrarë nga autoritetet iraniane, por kanë vdekur për shkaqe aksidentale.

Më 28 tetor, SHBA-ja kishte shtuar sanksionet ndaj Qeverisë iraniane për shtypjen e protestave, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila ka vdekur sa ka qenë në mbajtje.

Sanksionet, përfshirë bllokada financiare dhe ndëshkime tjera, të vendosur nga Thesari amerikan kishte shënjestruar zyrtarë të lartë iranianë dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Liderët iranianë kanë akuzuar Shtetet të Bashkuara dhe shtetet tjera perëndimore për nxitje të atyre që i konsiderojnë “trazira”./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë