SHBA, Scaparrotti: Amerika duhet
të furnizojë me armë  Ukrainën

SHBA, Scaparrotti: Amerika duhet<br />të furnizojë me armë  Ukrainën
SHBA-Kreu ushtarak i NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të fillojnë të furnizojnë me armë ushtrinë e Ukrainës, për ta ndihmuar në konfliktin përballë rebelëve pro-rusë, të cilët janë të mbështetur nga Rusia.
 
“Mendoj që ne duhet të parashikojmë dërgimin e armëve mbrojtëse për Ukrainën”, u shpreh gjenerali Scaparrotti përpara komisionit të forcave të armatosura në Dhomë e Përfaqësuesve në Washington.
 
Ukraina ka kërkuar prej shumë kohësh që SHBA-ja të furnizojë me armë forcat ushtarake të saj, por kërkesë e saj është refuzuar nga administrata e ish-presidentit Obama, e cila u mjaftua me dërgimin e ushtarëve amerikanë në Ukrainë për të trajnuar forcat ukrainase.
 
Gjatë konfliktit tre vjeçar  në Ukrainë mes forcvave qeveritare dhe atyre separatiste, kanë humbur jetën rreth 10 mijë persona.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar