SHBA/ Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth viziton kufirin jugor të vendit

SHBA/ Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth viziton kufirin jugor të vendit

Pete Hegseth

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth shkoi në Teksas për të vizituar kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Presidenti Donald Trump ndërmerr hapa për të zbatuar një axhendë të djathtë që parashikon mes të tjerash rritjen e angazhimit të ushtrisë amerikane për frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm.

Në udhëtimin e tij të parë si kreu i Pentagonit, Hegseth do të vëzhgojë operacionet dhe do të takohet me trupat amerikane që janë dërguar në atë zonë nën drejtimin e Presidentit Trump.

"Mezi pres të takoj luftëtarët tanë të mrekullueshëm dhe të shoh punën e vështirë që ata po bëjnë për të siguruar kufirin tonë jugor. Ne do të vazhdojmë të përmbushim këtë mision jetik," postoi zoti Hegseth në platformën X.

Zoti Trump urdhëroi dërgimin e 1,500 pjesëtarëve shtesë të personelit ushtarak në kufi vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës dhe administrata e tij ka kryer disa raunde bastisjesh dhe arrestimesh imigrantësh. Disa imigrantë janë zhvendosur me avionë ushtarakë.

Siguria kufitare është një përparësi kryesore për presidentin, i cili shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë në ditën e tij të parë në detyrë.

Personeli shtesë e ka rritur numrin total të trupave në detyrë aktive të dislokuara atje në kufi në rreth 4,000. Përpara vizitës së tij në kufi, zoti Hegseth postoi në X se zoti Trump "dëshiron 100% kontroll të operacioneve të kufirit - dhe ne do ta realizojmë një gjë të tillë"./VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Neymar rikthehet te Santos pas 12 vitesh, sulmuesi luan një pjesë loje dhe shpallet 'Njeriu i Ndeshjes'

VIDEO/ Neymar rikthehet te Santos pas 12 vitesh, sulmuesi luan një pjesë loje dhe shpallet 'Njeriu i Ndeshjes'