SHBA, sekretari i shtetit Pompeo: Marrëveshje të re me Iranin ose sanksione të ashpra

SHBA, sekretari i shtetit Pompeo: Marrëveshje të re me Iranin ose sanksione të ashpra

Seklretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo parashtroi një listë me kërkesa gjithëpërfshirëse për një marrëveshje të ardhshme me Iranin dhe kërcënoi me sanksione të ashpra, nëse Teherani nuk ndryshon qëndrim. Fjalimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit tek Fondacioni Heritage, shpalos strategjinë e administratës Trump, pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore me Iranin në fillim të muajit.

Çdo marrëveshje e re, theksoi zoti Pompeo, duhet të përfshijë heqjen dorë përfundimisht nga programi i armëve bërthamore, nga transferimi i raketave balistike dhe nga ndërprerja e “aktiviteteve destabilizuese” në mbarë Lindjen e Mesme. Në se Irani nuk ndryshon kurs, Shtetet e Bashkuara “do të ushtrojnë një presion financiar të paprecedent”, paralajmëroi zoti Pompeo.

"Këto kanë për të qenë sanksionet më të fuqishme në histori. Regjimi iranian ka luftuar për vite me radhë në mbarë Lindjen e Mesme. Pasi sanksionet tona të hyjnë plotësisht në fuqi, Irani do të vihet në vështirësi të mëdha për ta mbajtur gjallë ekonominë e vendit,” - tha zoti Pompeo, raporton VoA.

Administratae presidentit Trump është zotuar të rivendosë sanksionet që u hoqën në kuadrin e marrëveshjes së vitit 2015, të nënshkruar mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve europiane.

Vendet europiane janë duke zhvilluar bisedime me Iranin, në përpjekje për ta shpëtuar marrëveshjen. Por nuk është e qartë në se kjo përpjekje e europianëve mund të ketë sukses.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, tha se “mbështetja politike e Bashkimit Europian për marrëveshjen bërthamore nuk është e mjaftueshme”,sipas medias shtetërore iraniane.

Por nuk është gjithashtu e qartë, në se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë të ushtrojnë presion të mjaftueshëm financiar ndaj Iranit, pa pasur mbështetjen e kompanive europiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani