SHBA, sekretari shtetit Tillerson
refuzon NATO-n dhe shkon në Moskë

SHBA, sekretari shtetit Tillerson<br />refuzon NATO-n dhe shkon në Moskë
Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson vendos të anulojë takimin me ministrat e NATO-s, takim që pritet të zhvillohet në 5 dhe 6 prill në Bruksel.  

Ish administratori i EXXON  ka vendosur të mos jetë në takimin e Aleancës por do të jetë i pranishëm në takimin që presidenti Trump do të ketë me Florida në datën 6 dhe 7 prill me presidentin kinez Jinping.
 
Madje burime të Departamentit të Shtetit bëjnë me dije se një tjetër takim Tillerson do të zhvillojë në 12 prill dhe pikërisht në Moskë .

Vendimi për të mos marrë pjesë në takimin e NATO-s u bë publik pikërisht në momentin kur në Washington ndodhet Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.

Pak kohë më parë Trump e ka sulmuar NATO-n duke e cilësuar një organizëm të vjetër dhe duke kërkuar që shtetet të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre.
 
Një kërkesë të tillë manjati e shprehu edhe gjatë takimit me kancelaren Merkel.
 
Në fakt mungesa e Tillerson në NATO është një tjetër konfirmim i linjës politike të administratës Trump e cila konsiderohet e rrezikshme për Europën.  

Por vajtja në Moskë e Tillerson forcon idenë se Trump dëshiron lidhje më të forta me Rusinë teksa kjo e fundit nuk ka raporte aspak të qeta me Perëndimin.

Deputeti demokrat Engel u shpreh për mediat se nëse Tillerson nuk merr pjesën në takimin e NATO-s në Bruksel atëherë do të ishte një hap i gabuar.

“ Administrata Trump gabon duke i dhënë sinjale të tilla Aleancës më të rëndësishme politike dhe ekonomike. Kjo administratë është thjesht shumë afër me Putin”, u shpreh përfaqësuesi i Komisionit të Jashtëm në Kongres.


Redaksia Online
e.m/Redaksia Online

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë