Do të zhvillohen 8 seanca për kandidatët e zgjedhur nga Donald Trump, ku seanca e parë do të jetë për senatori republikan të Alamabës, Jeff Sessions, i cili është kandidat për të qenë avokati i përgjithshëm i Amerikës.
“Kur presidenti Obama mori presidencën, i gjithë stafi i tij ishte miratuar nga senati, shpresojë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me presidentin e zgjedhur, Donald Trump”, është shprehur senatori republikan, John Barroso.
Nga ana tjerët Trump ndihet i sigurt se të gjithë kandidatët e tij do të marrin miratimin e senatit, duke i përshkruar ata si më të mirët që mund të mbajnë pozicionet për të cilat janë kandidatë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
