SHBA/ Senati i kthen presidentit Biden propozimin për emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri

SHBA/ Senati i kthen presidentit Biden propozimin për emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri

David Kostelancik

Senati Amerikan njofton se në 3 Janar të këtij viti propozimi për emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri i është kthyer Presidentit Biden sipas rregullit derisa Senati nuk e ka konfirmuar dhe as refuzuar kandidaturën brenda afatit që ka në dispozicion.

Presidenti Biden mund të rinominojë kandidatin e kthyer Kostelancik ose të nominojë një emër të ri për postin e ambasadorit në vendin tonë.

David J. Kostelancik është kandidatura e propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden në Janar të vitit 2023 si ambasador të Shqipërisë në SHBA pas largimit të Yuri Kim.

Ndërkohë më 20 Janar do të bëhet betimi i presidentit të ri Trump, ndaj pritet që ai të emërojë ambasadorin e ri siç ka vepruar tashmë me shtetet e tjera.

Aktualisht, ambasadën amerikane në vendin tonë e drejton E ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Pesë shenjat e 'fshehura' që tregojnë se keni ‘kimi’ me dikë që në takimin e parë

Pesë shenjat e 'fshehura' që tregojnë se keni ‘kimi’ me dikë që në takimin e parë