SHBA/ Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent

SHBA/ Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent

Scott Bessent

Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, në qeverinë e Presidentit Donald Trump, duke i dhënë kështu drejtuesit miliarder të fondeve të investimeve, një rol qendror në hartimin e përparësive politike të administratës së re në lidhje me uljen e taksave, të shpenzimeve qeveritare dhe menaxhimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatët dhe kundërshtarët.

Si sekretari i 79-të i Thesarit, zoti Bessent do të ketë ndikim mbi mbledhjen e taksave dhe tregun e borxhit të thesarit prej 28 trilionë dollarësh, mbi politikën fiskale, rregulloret financiare, sanksionet ndërkombëtare dhe investimet nga jashtë.Votimi ishte 68-29, me 16 demokratë që mbështetën emërimin e tij.

62 vjeçari, tashmë është shfaqur si një mbrojtës i fuqishëm për axhendën ekonomike të Presidentit Trump, e cila përqendrohet tek ulja e taksave dhe vendosja e tarifave të larta, që demokratët dhe disa ekonomistë, argumentojnë se mund të zhbëjnë një pjesë të përparimit që ka bërë Rezerva Federale në vendosjen e inflacionit nën kontroll.

Në seancën e tij të konfirmimit, Bessent paralajmëroi se dështimi për të rinovuar një shkurtim prej 4 trilionë dollarësh nga taksat, që skadon në fund të këtij viti, do të ishte një "fatkeqësi" për amerikanët e klasës së mesme duke nënvizuar se tarifat do të ndihmonin në luftimin e praktikave të padrejta tregtare, rritjen e të ardhurave, dhe do të forconin ndikimin e Shteteve të Bashkuara në negociatat ndërkombëtare.

Ai gjithashtu kundërshtoi idenë se politikat e Presidentit Trump do të ishin inflacioniste dhe tha se përpjekjet e administratës për të rritur prodhimin e naftës në fakt do të ndihmonin në uljen e çmimeve.

Si zyrtari më i lartë ekonomik i Presidentit Trump, Bessent do të përballet me një sërë sfidash, më urgjentet prej të cilave do të jetë menaxhimi i likuiditetit të qeverisë federale, pasi qeveria arriti kufirin e saj ligjor të borxhit në ditën e dytë të Presidentit Trump në detyrë. Edhe përpara se të bënte betimin, Departamenti i Thesarit po përdorte "masa të jashtëzakonshme" për të shmangur shkeljen e kufirit të borxhit dhe shkaktimin e një falimenti katastrofik. Bessent u tha senatorëve në seancën e tij të konfirmimit se nuk do të kishte mospagim nën drejtimin e tij.

Sekretarit Bessent do t’i duhet gjithashtu të merret me perspektivën e rritjes së deficiteve buxhetore dhe borxhit të shtuar të qeverisë që vlerësohet të arrijë në triliona dollarë, nëse rinovimi i uljes së taksave dhe lehtësimet e tjera të premtuara tatimore nuk mund të kompensohen nga rritja e të ardhurave, ose shkurtimet e shpenzimeve. Nëse vazhdon precedenti i deritanishëm, ai do të jetë një aktor qendror që do të punojë me Kongresin për përmasat dhe trajtën e reformave tatimore./Reuters

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë