SHBA, Senati mbështet protestuesit në Hong Kong, Pekini kërcënon me hakmarrje

SHBA, Senati mbështet protestuesit në Hong Kong, Pekini kërcënon me hakmarrje

Senati amerikan ka votuar unanimisht në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Hong Kong dhe kundër shtypjes nga ana e Pekinit të lëvizjes protestuese.

Ligjvënësit amerikan miratuan gjithashtu një ligj që ndalon shitjen e gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe pajisjeve të tjera të përdorura nga forcat e sigurisë për të shtypur protestat që kanë tronditur ish-koloninë britanike për muaj të tërë.

Në deklaratën e senatit thuhet se ‘SHBA i dërgojnë një mesazh të qartë mbështetje protestuesve në Hong Kong, të cilët janë duke luftuar për liritë e dëshiruara prej kohësh. Amerika ka qënë dhe do të jetë me ju ndërkohë që Pekini po minon autonominë tuaj’.

Por përgjigjja e Pekinit nuk ka vonuar. Kina ka sulmuar votën unanime të Senatit amerikan, i cili miratoi 'Aktin e të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë së Hong Kongut', dhe përmes Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme ka kërcënuar me hakmarrje të pa specifikuar.

Ndërkohë në Hong Kong vazhdojnë përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Gjatë mbrëmjes forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me forcë në brendësi të Universitetit Politeknik, tashmë i shkatërruar, në përpjekje për të arrestuar rreth 100 protestues që e kanë kthyer ndërtesën universitare në barrikadën e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike