Jeff Sessons, kandidatura e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është miratuar nga senati edhe pse ka hasur në kundërshtimin e senatorëve demokratë.

Kandidatura e Sessons, i cili është senatori i Alabama, paarritur të marrë 52 vota pro  kandidaturës së tij dhe 47 vota kundër.

Ndërkohë që senatorët demokratë e kanë kundërshtuar kandidaturën e Sessons duke u shprehur se ai është shumë i afërt me presidentin Trump, për të vendosur sundimin e ligjit.

Nga ana tjetër republikanët e kanë mbrojtur kandidaturën e propozuar nga presidenti Trump, duke u  thënë se vitet e tij në senat kanë vërtetuar integritetin e tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com