SHBA, senatorët demokratë kërkojnë
hetimin e bizneseve të Trump

SHBA, senatorët demokratë kërkojnë<br />hetimin e bizneseve të Trump
SHBA-Një grup senatorësh demokratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar që Departamenti i Thesarit dhe Zyra e prokurorit të përgjithshëm, të nisin hetimet ndaj bizneseve të presidentit Trump në Azerbajxhan.
 
Kërkesën e tyre grupi i senatorëve e ka argumentuar duke thënë se ka dyshime që presidenti Trump, mund të ketë shkelur sanksionet që Amerika ka vendosur kundër Iranit.
 
Ndërkohë ditën e sotme revista "The New Yorker" ka publikuar një artikull me titullin  "Marrëveshja më e Keqe e Donald Trumpit", në të cilin ka përshkruar lidhjet e bizneseve të Trump me ministrinë e Transportit të Azerbajxhanit dhe Oligarkut, Ziya Mammadov.
 
Ziya Mammadov është i dyshuar se ka lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit, ndaj të cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sankione për shkak të mbështetjes së terrorizmit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar