SHBA-Një grup senatorësh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, planifikojnë të paraqesin një legjislacion i cili vështirëson heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për aneksimin ilegal të Krimesë, nga ana e presidentit, Donald Trump.
Legjislacioni mban emrin ‘Akti i Rishikimit të Rusisë” dhe ka gjetur mbështetje si nga senatorët demokratë edhe nga ata republikan.
Senatori demokrat, Ben Cardin, dhe ai republikan, Lindsay Graham, janë në mesin e mbështetësve të këtij legjislacioni, i cili i jep të drejtën senatit për një mbikëqyrje strikte ndaj një vendimi të presidencës për të hequr sanksionet.
Gjithashtu kjo masë ligjore, i jep të drejtën kongresit për të vendosur veton kundër një vendimi presidencial për tërheqjen e sanksioneve.
Ish presidenti Obama, vendosi heqjen e vizave për disa zyrtarë të lartë rus si dhe bllokoi shumë fonde ruse pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 nga ana e Rusisë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com