Tumori u zbulua gjatë operacionit për të hequr një mpiksje gjaku mbi syrin e majtë gjatë së premtes, shkruhet në deklaratë.
Senatori 80-vjeçar po kurohet në shtëpinë e tij në Arizona dhe trajtimi i tij mund të përfshijë një "kombinim të kimioterapisë dhe rrezeve".
Analizat e bëra zbuluan se një tumor i trurit i njohur si “glioblastoma”, ka prekur senatorin McCain.
Vajza e tij, Meghan, foli për të diagnistokimin e të ati dhe u shpreh se ai po lufton dhe nuk do të dorëzohet.
"Nuk do të habitemi po të mësoni se në gjithë këtë, më i sigurt dhe më i qetë nga të gjithë është babai im", tha 32-vjeçarja.
"Kanceri mund ta shtypë atë në shumë mënyra, por nuk do ta bëjë atë të dorëzohet”, u shpreh Meghan.
McCain, një veteran i luftës së Vietnamit kaloi më shumë se pesë vjet si i burgosur lufte.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com