SHBA, senatori John McCain
transformohet nga sëmundja

SHBA, senatori John McCain<br />transformohet nga sëmundja<br>
Senatori amerikan John McCain i ëhstë nënshtruar një operacioni në këmbë kohët e fundit.

McCain u operua për shkak të ngërçit në këmbë, senatori u operua në këmbën e djathtë në thembër prandaj është i detyruar që të lëvizë me protezë për disa ditë deri sat ë shërohet plaga e operacionit.

Kujtojmë që senatori amerikan po trajtohet për një tumor në tru, pasi u diagnostikua në muajin  korrik të këtij viti.

Republikani iu nënshtrua një operacioni në tru në mes të muajit korrik, pasi u diagnostikua me tumorin agresiv Glioblastoma. Gliobastoma është një tumor që formohet në indin e trurit dhe palcës kurrizore.

Ndërkohë zyra e shtypit të senatorit sqaroi opinionin publik se operimi që McCain ka kryer në këmbë nuk ka asnjë lidhje me kancerin në tru që ka prekur 81-vjeçarin.

John McCain është veteran i luftës në Vietnam dhe ish i burgosur i luftës, ai u zgjodh në senat në vitin 1986. McCain u vendos përballë Barack Obama si kandidat presidencial i Partisë Republikane në vitin 2008, ku doli i humbur përballë ish-presidentit Obama.

john mccain
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online