Senatori republikan, Marco Rubio, 43 vjeç, konfirmoi sot kandidaturën në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, sipas disa mediave amerikane.
Me origjinë kubaneze, senatori i Floridas do të zyrtarizojë kandidaturën gjatë një fjalimi në Majemi sot në orën 22:00 GMT.
"New York Times", "CNN" dhe "Washington Post" njoftuan se Marco Rubio kishte konfirmuar për mbështetësit e tij se do të futej në garë për Shtëpinë e Bardhë./atsh/