SHBA - Senatorja demokrate Wendi Davis ka folur 13 orë rrjesht në sallën e Dhomës së Lartë në shtetin amerikan Teksas në përpjekje për të ndaluar miratimin e një projektligji që do të ndalonte abortin pothuajse në të gjitha klinikat. 

Republikanët kanë këmbëngulur për miratimin e ligjit, por falë veprimit të senatores, mesnata kishte kaluar dhe votimi nuk ishte më i vlefshëm. Demokratia 50 - vjeçare mori fjalën të martën në mëngjes në 11:45 me orën lokale dhe sipas rregullores gjatë oratimit nuk lejohet të ulesh dhe as të mbështetesh në tryezë teksa flet. 

Por, në të njëjtën kohë nuk mund ta ndërpresësh as për të ngrënë dhe as për të shkuar në tualet. Rregullorja e Senatit amerikan lejon që deputetët të flasin deri sa të lodhen.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)