Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby deklaroi se Serbia kishte filluar tërheqjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën. Sipas zëdhënësit, vendimi ndihmon në de-përshkallëzimin e tensioneve.
"Që kur deklaruam publikisht se kishim parë forcat serbe përgjatë kufirit, i kemi parë se kanë filluar t’i tërheqin ato forca nga aty. Kjo është diçka pozitive, do të ndihmojë për të shtensionuar situatën. Nuk do t’i eliminojë tensionet, por do të ndihmojë në de-përshkallëzimin e tyre", tha Kirby
Deklarata e Kirby vjen disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara pasi shprehën shqetësimin për një grumbullim të madh ushtarak nga Serbia përgjatë kufirit me Kosovën, që sipas tyre përfshinte artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Shtetet e Bashkuara e quajtën këtë grumbullim “të pashembullt” dhe i bënë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën.
“Pra, ne kemi parë raportet se Serbia ka tërhequr personelin dhe pajisjet ushtarake nga kufiri, por ende nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm. Por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur, diçka që ne kërkuam që të ndodhte javën e kaluar dhe ne do t’i mirëpresim ata që të kenë marrë atë hap“, tha Miller.
Ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç mori përsipër këtë sulm në fshatin Banjskë në pjesën veriore të Kosovës, ndërkohë që të martën Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se ka arrestuar atë.
S.S/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Shkurt, 14:29
Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?
-
Ka të drejtë
53.4%
-
Gabon
44.2%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 8574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Çfarë do ndodhë me Kosovën në diplomacinë prej 'hotelxhiu' të Donald Trump?!
9 Shkurt, 19:08
-
Iluzionet e gabuara nga SHBA. Si po frymëzohen antishtetarët në Tiranë
9 Shkurt, 16:41
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Kamberi për Report Tv: Kurti nuk thotë ‘po’ për gjithçka, raportet me SHBA-në në sprovë
9 Shkurt, 14:54
-
Itali/ Berisha mbush sallën në Romë me militantë nga Shqipëria, mes tyre dhe Gjin Gjoni! Në sallë edhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla, në kërkim nga SPAK
9 Shkurt, 14:53
-
Donald Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken: Është djalë i keq
9 Shkurt, 13:03
-
Zgjedhjet/ Analisti Halimi për Report Tv: Grenell i dha Kurtit një shuplakë të madhe, do humbasë votat! Kosova aleate e SHBA
9 Shkurt, 12:54
-
SHBA/ U emërua drejtuese e ‘Zyrës së Besimit’, kush është Paula White? Në 2020 u bë virale për thirrjet hyjnore që Trump të fitonte zgjedhjet presidenciale
9 Shkurt, 12:40
-
Zgjedhjet në Kosovë, gazetari Nura për Report Tv: Deklaratat e Grenell mund të ndikojnë në rënien e numrit të votave, Kurti do jetë parti e parë
9 Shkurt, 12:24
-
Rama për 'La Razón': Trump mund të jetë një bekim për Europën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe
9 Shkurt, 10:22
-
SHBA/ Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar
9 Shkurt, 08:30
-
Kurti i përgjigjet sërish Grenell: Me SHBA jemi miq edhe pse kemi keqkuptime, qeveritë e tjera ishin servile! Marrëdhëniet me Shqipërinë? Pres më shumë mbështetje
8 Shkurt, 22:27
-
Trump përjashton dëbimin e Princ Harry: Ka boll probleme me gruan, ajo është e tmerrshme
8 Shkurt, 21:40