Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shesin Tajvanit 66 supergjuajtës F-16V, në zbatim të një kontrate me vlerë 8 miliardë dollarë.
Kina kërcënon të godasë me sanksione të gjitha kompanitë amerikane të përfshira në shitjen e 66 supergjuajtësve
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, tha se Shtetet e Bashkuara "duhet të anulojnë menjëherë" transaksionin dhe të shmangin ndërveprimet ushtarake me Taipe-n, një ishull që Pekini e konsideron një provincë rebele.

"Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat tona" – tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang
Agjensia e Bashkëpunimit për Mbrojtjen dhe Sigurinë e ShBA njoftoi në një njoftim të kongresit marrëveshjen me një vlerë totale prej tetë miliardë dollarësh (7.2 miliardë euro) duke përfshirë, përveç 66 supergjuajtës F-16V gjithashtu dhe 75 motorë të General Electric dhe sisteme të tjera të mbrojtjes. Shitja u përcaktua në përputhje me interesat kombëtare të SHBA dhe për të përmirësuar sigurinë e Tajvanit.
Në një postim në Facebook, presidenti Tajvanez Tsai Ing-wen falënderoi SHBA për "mbështetjen e vazhdueshme për Mbrojtjen Kombëtare të Tajvanit".
Është hera e dytë në disa javë, që Kina kërcënon sanksione ndaj kompanive amerikane të përfshira në shitjen e armëve në Tajvan. Episodi i parë u rregjistrua muajin e kaluar, pas miratimit të një pakete armësh që do ti shiteshin ishulli me vlerë 2,2 miliardë dollarë, përfshirë raketa dhe tanke Stinger.
/Shqiptarja.comKomente

