SHBA, shfuqizohet politika e
Obamës për marijuanën
Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions shfuqizoi politikën e ish presidentit Barak Obama që lehtësonte zbatimin e ligjeve federale për marijuanën në shtetet ku ajo është e ligjshme. Vendimi i zotit Sessions u mundëson prokurorëve federalë në këto shtete, të përcaktojnë se sa agresivë duhet të jenë në zbatimin e ligjit.
Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions shfuqizoi politikën e ish presidentit Barak Obama që lehtësonte zbatimin e ligjeve federale për marijuanën në shtetet ku ajo është e ligjshme. Vendimi i zotit Sessions u mundëson prokurorëve federalë në këto shtete, të përcaktojnë se sa agresivë duhet të jenë në zbatimin e ligjit.
Njoftimi i së enjtes erdhi tre ditë pasi dyqanet e shitjes me pakicë në Kaliforni nisën tregtimin e marijuanës për qëllime rekreative. Sipas mbështetësve të këtij vendimi, Kalifornia do të jetë tregu më i madh në botë i ligjshëm i marijuanës që përdoret për qejf.
Legalizimi i marihuanës për përdorim rekreativ në Kaliforni dhe në shtatë shtete të tjera si dhe në Uashington DC, mund të përshkallëzojë tensionet mes zyrtarëve shtetërorë me ata federalë të zbatimit të ligjit për drogat, që udhëhiqen nga zoti Sessions, një kundërshtar i vendosur i legalizimit.
Ai e ka krahasuar marijuanën me heroinën dhe thotë se ajo është shkak për një rritje të ndjeshme të nivelit të dhunës.
Departamenti i Drejtësisë e konsideron marijuanën në të njëjtën kategori me heroinën, LSD-në dhe kokainën. Por senatori i pavarur dhe ish-kandidati presidencial, demokrat Bernie Sanders iu përgjigj vendimit të zotit Sessions në twitter, duke thënë se ky është një kategorizim i gabuar i marijuanës.
"Jo, Prokuror i Përgjithshëm, marijuana nuk është e njëjtë me heroinën. Askush nga ata që e ka studiuar seriozisht këtë çështje nuk mendon kështu, përkundrazi. Duhet të lejojmë shtetet të ecin drejt dekriminalizimit të marijuanës, jo të bëjmë hapa pas me progresin e arritur”, tha ai.
Përdorimi i marijuanës për qëllime mjeksore është i ligjshëm në 29 shtete dhe në Uashington DC. Senatorja demokrate Kirsten Gillibrand tha të enjten se vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm mund t’u mohojë pacientëve qasjen në përdorimin e substancës për trajtim mjekësor dhe t'i shdërrojë në mënyrë joproporcionale disa grupe në subjekte të ndjekjes penale. (Marrë nga VOA)
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
78.1%
-
Jo
16.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa
24 Korrik, 13:57
-
Anija shqiptare i shkon në ndihmë gomones me emigrantë në Egje, ministri i Mbrojtes: U shpëtuan 20 palestinezë
24 Korrik, 13:56
-
Tatimet kujtesë bizneseve: Deklaroni pronësinë! Informacioni shërben për përllogaritjen e tatimit në burim
24 Korrik, 13:54
-
Eduard Zaloshnja: Xhorxhia një shteg i ri elektoral për një Shtëpi të Bardhë demokrate
24 Korrik, 13:44
-
'Një natë parkimi, sa një natë në hotel!' Kryebashkiaku i Vlorës, Dredha për Report Tv: Po abuzohet, kemi ngritur Task Force! Tek bizneset ka filluar ulja e çmimeve
24 Korrik, 13:38
-
Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
24 Korrik, 13:32
-
Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma
24 Korrik, 13:09
-
Kurti: Faton Hajrizin nuk është hero, patriot është Afrim Bunjaku! Kritikon Prokurorinë: Ende nuk ngriti aktakuzë ndaj Millan Radojiçiçit
24 Korrik, 13:04
-
Nuk deklaroi apartamentin në Lungomare të Vlorës, Fatos Tushe nën akuzë për fshehje pasurie! I dënuar më parë edhe për abuzim me detyrën
24 Korrik, 13:01
-
Lezhë/ Po mbytej në plazhin e Tales, shikoni videon kur pushuesit dhe roja bregdetare shpëtojnë 50- vjeçarin
24 Korrik, 12:59
-
'Qenke bërë e bukur sot...' Gazetarët ‘thumbojnë’ mjeken, Alketa Pere hyn në GJKKO me syze të zeza i buzëqesh kamerave
24 Korrik, 12:48
-
Proteinat e gjakut janë treguese të 67 sëmundjeve
24 Korrik, 12:48