‘Shi’ uji i shenjtë në Luiziana, prifti shpërndan 380 litra ujë të bekuar për banorët e ‘Cow Island’, duke e hedhur nga aeroplani
Uji i shenjtë ka rënë nga qielli në Luiziana.
Kjo është mënyra që një prift, i mbështetur nga qytetarët vendosi të bekojë komunitetin e ‘Cow Island’, i cili ndodhet 45 kilometra në jug-perëndim të Lafayette, në Luiziana, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prifti përdori një aeroplan të vogël dhe derdhi rreth 380 litra ujë të bekuar mbi çatitë e qytetit. At Matthew Barzare, tha se fillimisht iu desh të sqaronte pilotin duke i thënë se do hidhte mbi qytet një ‘bombë të shenjtë’.
”Keto jane për delet”
Përgjigju