SHBA, shkallëzohen përplasjet mes demokratëve dhe Presidentit Donald Trump për dosjen 'Ukraina'

SHBA, shkallëzohen përplasjet mes demokratëve dhe Presidentit Donald Trump për dosjen 'Ukraina'

Presidenti Donald Trump po vijon me sulmet ndaj ligjvënësve demokratë që drejtojnë procedurat për ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij. Ai akuzoi të mërkurën kryetarin e komisionit të Zbulimit Adam Schiff për tradhti si dhe sulmoi gjithashtu informatorin e paidentifikuar i cili informoi me shqetësim rreth një telefonate të zotit Trump me homologun e Ukrainës.

Presidenti republikan e ka kritikuar vazhdimisht hetimin për shkarkimin e tij, gjë që u nxit nga një bisedë telefonike e tij me Presidentin e Ukrainës, gjatë së cilës kërkoi një hetim që do të dëmtonte kundërshtarin politik të tij, ish-nënpresidentin Joe Biden.

Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump sulmon kryetarin demokrat të komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve Adam Schiff, i cili po udhëheq procesin e hetimit.

"Ai (Adam Schiff) duhet akuzuar për tradhti sepse po i sajon fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe jo vetëm fjalët por edhe kuptimin e tyre", tha Trump. Ai shtoi gjithashtu se përpjekjet e demokratëve për shkarkimin e tij ishin të pabaza e të motivuara politikisht.Nency Pelosi

"Ata janë përpjekur të më shkarkojnë që prej ditës kur u zgjedha”, tha presidenti Trump.

Duke akuzuar Presidentin Donald Trump për “nxitje të dhunës”, udhëheqësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve e paralajmëruan hapur atë dhe administratën e tij të mërkurën që të mos frikësojnë dëshmitarët e mundshëm në hetimin e tyre që synon ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij.

Ata thanë se po përgatitnin kërkesën që Presidenti të dorëzojë dokumente që lidhen me marrëdhëniet e tij me Ukrainën.

Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi tha se Presidenti Trump mund të mos e kuptojë se sa të rrezikshme janë deklaratat e tij "kundër kallëzuesit që ekspozoi një telefonatë të muajit korrik mes Presidentit Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Gjatë telefonatës, sipas informatorit, zoti Trump bëri presion për një hetim ndaj rivalit politik demokrat Joe Biden dhe familjes së tij.

Kryetari i komisionit të zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff, duke akuzuar Trump se po bënte thirrje për dhunë kundër informatorit, tha se çdo përpjekje për të ndërhyrë në hetimet e demokratëve do të konsiderohej si provë për pengim të drejtësisë dhe mund të përfshihej në akuzat për shkarkimin e tij. “Ne nuk po bëjmë shaka”, tha ai.

Presidenti Trump nuk dha ndonjë shenjë se do të ndalej. Pas konferencës për shtyp të drejtuesve të Dhomës, ai shkroi në Twitter: “Demokratët që nuk janë të mirë për asgjë, ata duhet të përqendrohen te ndërtimi i vendit tonë.”

Duke hedhur kritika, Trump sulmoi Adam Schiff duke e quajtur “njeri të llumit”.

Ditët e fundit, Presidenti Trump ka komentuar në Twitter se ai dëshiron të “mësojë rreth informatorit” dhe t’i bëjë pyetje atij, megjithëse identiteti i personave që tillë mbrohet me ligj.

Demokratët thanë se të premten ata do t’i kërkojnë zyrtarisht Shtëpisë së Bardhë dokumente në lidhje me marrëdhëniet e zotit Trump me Ukrainën, duke përmendur “mosrespektimin flagrant” të kërkesave të tyre të mëparshme për informacion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton