SHBA/ Shkon në 51 numri i viktimave, u bllokuan në rimorkion e kamionit në Teksas

SHBA/ Shkon në 51 numri i viktimave, u bllokuan në rimorkion e kamionit në Teksas

Kamioni ku u bllokuan emigrantët

SHBA - Ka arritur në 51 numri i viktimave që kanë ndërruar jetë në rimorkion e një kamioni në San Antonio, Teksas. Kjo është një nga tragjeditë e kontrabandës njerëzore.

Fillimisht u raportua për 46 viktima por pasditen e së martës, numri u rrit në 51. Ndërsa 16 persona, përfshirë katër fëmijë, u transportuan në spital për të marrë trajtim mjekësor pasi ishin lodhur nga nxehtësia. 

San Antonio është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për trafikun e njerëzve. Shpesh, emigrantët transportohen pa dokumente nga zona të largëta në drejtim të SHBA.

Automjeti, i cili ishte braktisur nga drejtuesi i tij, nuk kishte ajër të kondicionuar dhe nuk kishte ujë të pijshëm brenda. Mundësitë janë të mëdha, që emigrantët ët kenë ndërruar jetë nga nxehtësia e lartë dhe dehidratimi. Tre persona po mbahen në paraburgim për këtë ngjarje ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet. Ende nuk dihet arsyeja përse drejtuesi braktisi automjetin duke lënë emigrantët të mbyllur brenda.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Emigrantët kthehen për Vitin e Ri, fluks në Qafë-Thanë! Pritje deri në 40 minuta, punohet me 4 sportele

Emigrantët kthehen për Vitin e Ri, fluks në Qafë-Thanë! Pritje deri në 40 minuta, punohet me 4 sportele