SHBA shmang Ajazin, në Kosovë e
Maqedoni takohen homologët e tij

SHBA shmang Ajazin, në Kosovë e<br />Maqedoni takohen homologët e tij
TIRANE- SHBA ka shpangur kreun e SHISH Visho Ajazi Lika, duke mos e përfshirë në axhendën e takimeve dhe duke treguar qartë se s’janë të kënaqur me punën që po bëhet në strukturat e Shërbimit sekret shqiptar kryesisht në lidhje me luftën ndaj shtrirjes së ndikimit të radikalëve islamikë në Shqipëri. Një delegacion amerikan ku bënin pjesë disa agjenci, përfshi përfaqësues të Departamenteve të Shtetit, Drejtësisë, Sigurisë së Brendshme e Qëndrës Kombëtare të SHBA kanë qenë në Tiranë më 27-28 janar. Ata u takuan me Presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar për bashkëpunimin kundër terrorizmit, por nuk kanë takuar kreun e SHISH Visho Ajazi Lika.

Por s’ka ndodhur e njëjta gjë në Kosovë, teksa delegacioni amerikan pjesë e të cilit ishte edhe Byroja Federale e Hetimeve, ndodhet aty për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin kundër terrorizmit, u takua me ministrin e Brendshëm Bajram Rexhepi, zv.kryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi dhe Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Tema e diskutimit e delegacionit amerikan me zyrtarët e Kosovës ka qenë nxitja e bashkëpunimit të vazhdueshëm në sektorin e sundimit të ligjit, ngritjen e kapaciteteve, siguria e kufijve, kundër terrorizmit si dhe nismave të tjera rajonale të sigurisë.

Delegacioni i SHBA për bashkëpunim kundër terrorizmit, ishte në përbërje të përfaqësuesve nga Departamenti i Shteti, Departamenti i Drejtësisë, Qendra Kombëtare e SHBA Kundër Terrorizmit, Departamenti për Siguri Kombëtare e Byroja Federale e Hetimeve. Pra janë takuar organet e sigurisë së Kosovës dhe e njëjta gjë pritet që të bëhet dhe në Maqedoni, ndërsa në Tiranë kreu i SHISH s’përfshihet në axhendë.
 

Shkrimi u publikua sot (31.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet