SHBA shmangu kreun e SHISH
Visho Ajazi, s’jep garanci
Sinjalin për humbjen e besimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut ndaj kreut të shërbimit sekret Shqiptar Visho Ajazi Lika e kanë dhënë javë më parë përfaqësues të Sigurisë së SHBA.
TIRANE- Sinjalin për humbjen e besimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut ndaj kreut të shërbimit sekret Shqiptar Visho Ajazi Lika e kanë dhënë javë më parë përfaqësues të Sigurisë së SHBA. Kështu, ata kanë shpangur kreun e SHISH Visho Ajazi duke mos e përfshirë në axhendën e takimeve dhe duke treguar qartë se nuk janë të kënaqur me punën që po bëhet në strukturat e Shërbimit sekret shqiptar kryesisht në lidhje me luftën ndaj shtrirjes së ndikimit të radikalëve islamikë në Shqipëri.
Një delegacion amerikan ku bënin pjesë disa agjenci, përfshi përfaqësues të Departamenteve të Shtetit, Drejtësisë, Sigurisë së Brendshme e Qëndrës Kombëtare të SHBA kanë qënë në Tiranë në fundin e janarit të këtij viti. Ata u takuan me Presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar për bashkëpunimin kundër terrorizmit, por nuk kanë takuar kreun e SHISH, duke treguar qartë se tashmë për ta nuk jep asnjë garanci në krye të këtij shërbimi. Ndonëse strukturat e SHISH përmes lajmeve të emetuara si kundërpedal për të sfumuar këtë shmangie të hapur të SHBA në gazetat afër Berishës, ajo që e ka nxjerrë zbuluar ka qënë takimi i këtij delegacioni të zgjeruar në Kosovë.
Delegacioni amerikan pjesë e të cilit ishte edhe Byroja Federale e Hetimeve, u takua me ministrin e Brendshëm Bajram Rexhepi, zv.kryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni dhe strukturat e tjera të sigurisë në Kosovë. Pra janë takuar organet e sigurisë së Kosovës dhe e njëjta gjë ka ndodhur dhe në Maqedoni, ndërsa në Tiranë kreu i SHISH s’përfshihet në axhendë.
Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24
-
Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja
27 Dhjetor, 12:18
-
Salcë me speca dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:18
-
Iu kapën 49 kg kokainë në kontenier bananesh, GJKKO pushon çështjen për Selim Çekajn, babai i Arbër Çekajt
27 Dhjetor, 12:16