SHBA - Dy të burgosur kanë mbetur të vdekur dhe mbi 100 të tjerë të plagosur nga një shpërthim gazi në burgun e Escambia në Florida, në SHBA.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja për shtyp e kontesë, Kathleen Castro e cila shtoi se një pjesë e burgut u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi i fuqishëm.

Besohet se në momentin e shpërthimit në burg gjendeshin 600 të dënuar. Zyrtarët kanë nisur hetimin për të kuptuar nëse përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar shpërthimin.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)