Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në një bazë ushtarake amerikane në Missouri të Amerikës.

Kjo zonë shërben po ashtu për teste ushtarake nga shtetet e NATO-s.

Shpërthimi ka ndodhur në fabrikën e municionit, mirëpo momentalisht nuk ka më shumë detaje lidhur me shkaktarin, shkruan “The Indepedent”.

Në atë pjesë ka pajisje ushtarake dhe është një zonë në të cilën kryhen teste të NATO-s. Zona ka më shumë se 400 ndërtesa dhe 9 depo.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com