GEORGIA- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Atlantas në Georgia të SHBA-së, kanë raportuar mediat vendase. Shpërthimi ka ndodhur në një ndërtesë për mirëmbajtjen e avionëve.
Policia aeroportuale ka marrë menjëherë masat duke evakuuar të gjithë pasagjerët dhe stafet e punës. Deri tani nuk ka raportime për viktima dhe të lënduar.
Sipas hetimeve paraprake raportohet se incidenti ka ndodhur për shkak të një kabulli të tensionit të lartë, duke hedhur poshtë idenë e ndonjë sulmi të planifikuar terrorist.
Gjithashtu, po në Georgia, mediat lokale raportuan edhe për dy alarme për bombë në zonën përreth parlamentit.
Autoritet kanë evakuuar edhe zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë, si dhe disa ambiente të shërbimeve sanitare. Autoritet u kanë kërkuar qytetarëve të pranishëm në vendngjarje të mos përdorin telefonat celularë.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com