Tashmë Koreja e Veriut është riemëruar si “Promotore e terrorismit”. Kjo është njoftuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili tha se Koreja e Veriut u fut sërisht në listë, nëntë vjet pasi ishte hequr nga aty.
/Shqiptarja.com
Në një kabinet të mbledhur të hënën, Trump u shpreh se masa do të shkaktonte sanksione shtesë ekonomike shumë të mëdha për Korenë e Veriut.
Trump fajësoi programin bërthamor të vendit, e ndërsa shpalli vendimin, presidenti amerikan tha se "duhet të ndodhte shumë kohë më parë".
Sipas Trump regjimi duhet të veprojë në mënyrë të ligjshme dhe të pushojë programin e saj të armëve bërthamore.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com










