SHBA/ Shpallet gjendja e katastrofës ne Teksas! Çifti shqiptar nga Kosova shërben falas 500 vakte të ngrohta për njerëz që po ‘luftojnë’ me të ftohtin
Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca dhe stafii restorantit
Temperaturat e ulët, ngricat, dëbora dhe era e furishme kanë kapluar SHBA-në duke lenë miliona shtëpi pa energji elektrike, në te ftohtë, specifikisht në Teksas ku edhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Pavarësisht situatës mjaft të vështirë që po kalojnë qytetarët, gjestet e bashkëpunimit, solidarit dhe ndihmës ndaj njeri tjetrit nuk kanë munguar.
Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca çifti me origjinë kosovare dhe pronarët e një restoranti me gatime italiane ne Teksas, së bashku me stafin e tyre prej 5 vetash kanë shërbyer mbi 500 vakte të ngrohta për të gjithë qytetarët të cilët ditët e fundit kanë “luftuar” me të ftohtin.
Përgatitjet për shpërndarjen e vakteve të ngrohta Isufaj i ka postuar edhe në rrjetin social të restorantit ku edhe ka shkruar se “Ne jemi të hapur për publikun, ne jemi këtu për të ndihmuar njerëzit që vërtet kanë nevojë për ne”.
Gjesti i çiftit shqiptar me origjinë nga Kosova është edhe një gjest mirënjohjeje pasi në kohën kur COVID-19 “shpërtheu” në vend dhe çdo gjë u paralizua ashtu si restoranti i tyre, njerëzit e mirë të Teksasit siç shprehen ata nuk e lanë atë të falimentonte.
“Restoranti jonë mbijetojë falë të gjithë njerëzve. Ajo që po bëjmë ne nuk është asgjë në krahasim me çfarë keni bërë ju për në! Ne po bëjmë të drejtën, duke ndihmuar komunitetin tonë, fqinjët tanë dhe klientët tanë të dashur, ashtu siç na keni ndihmuar ju!”, shkruan çifti kosovar përmes një postimi në faqen e Facebookut të restorantit.
Ari Isufaj di gjithçka lidhur me vështirësitë, pasi ai në vitin 1999, në moshën 14 vjeçare ka emigruar me xhaxhain e tij drejt SHBA-së, për një jetë më të mirë dhe sot ka biznesin e tij.

J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Dosja e zyrtarit të FBI, kush ka të drejtë në akuzat politike në Tiranë?
-
Qeveria
62.2%
-
Opozita
21.9%
-
Nuk e di
15.9%
Vota total: 2675
Lajme të tjera
-
Reagon SHBA për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë: Të dyja shtetet duhet të marrin vendime të vështira, janë vende sovrane, ne nuk imponojnë vendime apo zgjidhje!
26 Janar, 21:53
-
Takimi me trombistin Lekë Negri në Nju Jork
26 Janar, 21:07
-
SHBA vendos sanksionet ndaj ushtrisë së mercenarëve rusë: ‘Wagner’, ngrin asetet: Grup kriminal, të përfshirë në ekzekutime, rrëmbime e përdhunime
26 Janar, 17:17
-
Ndjekësit e këngëtares Miley Cyrus ngrënë supozime për tradhëtinë e Liam nga kënga 'Flowers', ja për cilën grua mendojnë
26 Janar, 16:15
-
Veprim i suksesshëm politik? Olaf Scholz, SHBA dhe tanket luftarake
26 Janar, 09:17
-
VIDEO/ Ekzekutoi 10 persona në Kaliforni teksa festonin Vitin e Ri kinez, dalin pamjet nga momenti kur qytetari përplaset me agresorin dhe e çarmatos
26 Janar, 09:07
-
Pas dy vitesh të pezulluara, Donlad Trump i mundësohet rikthimi i llogarive në Facebook dhe Instagram
26 Janar, 08:19
-
SHBA/ Krahasimi i dokumenteve të klasifikuara të Trumpit, Bidenit dhe Pence
26 Janar, 07:42
-
Firmosi kontratë në SHBA, mbrojtësi i kombëtares shqiptare debuton me gol te New York City
25 Janar, 22:56
-
Akuzohet se mori 225 mijë euro nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI del në gjyq në Uashington: Jam i pafajshëm
25 Janar, 21:04
-
Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare
25 Janar, 20:06
-
Biden konfirmon planin për mbështetjen e Ukrainës, SHBA do të dërgojë 31 tanke Abrams M1
25 Janar, 18:45