SHBA - ‘Alarm’ në Las Vegas pasi një makinë shpërtheu jashtë hotelit të Donald Trump. Një person ka humbur jetën dhe shtatë janë plagosur. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia.
Makina që shpërtheu ishte një Tesla (kompania e automjeteve elektrike të Elon Musk) Cybertruck, dhe autoritetet po hetojnë nëse shpërthimi ishte shkaktuar nga një mosfunksionim i automjetit apo një mjet shpërthyes.
Sherifi Kevin McMahill tha se policia po shqyrtonte nëse ishte një akt terrorist, pas sulmit që la 10 të vdekur në Nju Orleans.
Elon Musk tha gjithashtu se kompania e tij po shqyrton çështjen, duke i shkruar X: “I gjithë ekipi i lartë në Tesla aktualisht është duke hetuar këtë çështje. “Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, ka shkruar miliarderi.
The whole Tesla senior team is investigating this matter right now.
— Elon Musk (@elonmusk) January 1, 2025
Will post more information as soon as we learn anything.
We’ve never seen anything like this. https://t.co/MpmICGvLXf
Djali i presidentit amerikan, Eric Trump, tha në "X" se "siguria dhe mirëqenia e mysafirëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti ynë më i lartë. Ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Departamentin e Zjarrfikësve të Las Vegas dhe autoritetet lokale të policisë për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin."
PAY CLOSE ATTENTION TO THE EXPLOSION IN THIS VIDEO OF A CYBERTRUCK ON FIRE OUTSIDE THE TRUMP HOTEL ⚠️ pic.twitter.com/Z0JkhvbEuS
— Matt Wallace (@MattWallace888) January 1, 2025