SHBA: Shpresojmë marrëveshje në ditët në vijim për targat, të rikthehet themelimi i 'Asociacionit'

SHBA: Shpresojmë marrëveshje në ditët në vijim për targat, të rikthehet themelimi i 'Asociacionit'

Gabriel Escobar

Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sipas mediave serbe ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbi do të arrijnë një marrëveshje ditëve në vijmë. Ai ka përsëritur se duhet të fillojnë negociatat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Çështja e targave ka nxitur reagime ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar në veri të vendit, pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës. Tashmë edhe Qeveria Kurti ka pranuar se Kosova po negocion me Serbinë për çështjen e targave.

“Palët duhet të dyfishojnë detyrimet e tyre ndaj dialogut, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjeve tashmë të nënshkruara, që nënkupton fillimin e negociatave për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”, ka thënë Escobar.

I pyetur për situatën në veri të vendit, Escobar ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet.

“Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Escobar.

Më tej, ai ka thënë se Amerika mbështet fuqishëm planin franko-gjerman.

"Ne e mbështesim fuqimisht. Unë supozoj se pas bisedimeve mes dy qeverive do të fillojë një angazhim më i madh me publikun" ka theksuar ai.

Në anën tjetër, kryenegociatori dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, për Tëvë 1 ka thënë se janë 20 modalitete për targat. Ai tha se Kosova e ka dërguar me shkrim mënyrën se si e shohin zhvillimin nga java e ardhshme ose muajt në vijim.

“Këto zbardhen në fund kur të kemi dakordim. Ne jemi ende në kontakt me z.Lajçak, sot e kemi dërguar me shkrim mënyrën se si e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e në muajt në vijim. Në atë moment që kemi dakordim, e bëjmë publike”, ka thënë ai.

Ndërsa më e sigurtë për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, për punën e targave, ishte shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila. Kusari-Lila ka thënë të premtën ka thënë se marrëveshja është çështje orësh e jo ditësh.

“Sa i përket marrëveshjes për targat unë jam e informuar që janë duke e marrë shumë seriozisht, dhe që ka pasur shkëmbime mes Besnik Bislimit, si kryenegociator me ndërmjetësit të BE-së në raport me hapat e radhës. Po besoj që është çështje orësh ndoshta të mos them ditësh, se kanë mbetur pak ditë që do të dilet me një zgjidhjeje për të cilën do të ketë ose besojmë që do të ruhet edhe stbailiteti, por natyrisht edhe ligjshmëria.”, ka thënë Kusari në një panel të organizuar nga KDI.

Për të gjetur në marrëveshje për targat, Bashkimi Evropian, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takim. Nuk është përmenduar saktësisht se kur pritet të ndodh ky takim.

“Ne kemi ftuar z. Kurti dhe z. Vuçiq për një takim të nivelit të lartë dhe shpresojmë që ky takim të ndodh shumë shpejt”, ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, të premten.

Kujtojmë se vendimit për targat dhe suspendimi i kryepolicit për Veriu, Nenad Gjuriq, thuhet se janë arsyet kryesore për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës. Ndryshe sipas vendimit të shkallëzuar të Qeverisë Kurti për ndërrimin e targave, pas pjesë së parë që ishte qortimi, nga 21 nëntori deri më 21 janar do të shpërndahen gjoba.

Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat provuese, ndërsa pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale./ Nacionale

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë