Duke parë pamjet barbare të kohëve të fundit, ku në Shqipëri janë parë shqiponja të torturuara dhge të shitura rrugëve pa asnjë lloj ndjeshmërie, duket se një gjë e tillë ka shqetësuar më tepër aleatin kryesor të Shqipërisë, se sa vetë organet kompetente, për të ndërjmarrë nisma për të shpëtuar shpendin,m që ëhstë edhe simboli ynë kombëtar.
“A e dini që shqiponja është simbol si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara? Në Shtetet e Bashkuara, shqiponja kryebardhë u hoq nga lista federale e specive të kërcënuara dhe rrezikuara më 9 gusht 2007 dhe specia tani është në lulëzim. Për fat të keq, shqiponja është në rrezik në Shqipëri. Çfarë mund të bëjmë për t’i ruajtur këto specie të jashtëzakonshme?” – shkruan ambasada amerikane.
Duke patur parasysh, se disa arinj të cilët mbaheshin të izoluar dhe keqtrajtuar për të argëtuar klientët e disa lokaleve private në Shqipëri, u liruan dhe u dërguan në Kosovë për të qenë të sigurt, shpresohet që të paktën me shqiponjat shteti shqiptar të mund të tregohet i aftë që t’i mbrojë në territorin e tij, pa i detyruar që të emigrojnë, apo më keq, që të zhduken përgjithnjë.
|
Statusi i Ambasadës Amerikane në facebook
s.k/Shqiptarja.com











