SHBA: Shqetësime për arsenalin bërthamor në rritje të Kinës

SHBA: Shqetësime për arsenalin bërthamor në rritje të Kinës

Kina po zgjeron kapacitetin e saj të armëve bërthamore me ndihmën e Rusisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine, kjo i detyron zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë të vendosin se si t'i përgjigjen një epoke të re në të cilën bota ka tre fuqi të mëdha bërthamore. Në maj të vitit 2021 udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë u bënë bashkë përmes një video lidhjeje për të shënuar përfundimin e punimeve të ndërtimit të njësive të reja në dy centrale bërthamore në Kinë, që përdorin teknologjinë ruse.

Ndërsa arsenali i mbushjeve bërthamore të Kinës është ende i vogël në krahasim me atë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ai po rritet me shpejtësi. Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G-7 shprehën shqetësimin për shtrirjen dhe ritmin e zgjerimit bërthamor të Kinës në një takim që u mbajt në Japoni këtë javë. Zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes thanë gjatë një dëshmie në Kongres se Kina ka ndërtuar një reaktor të ri riprodhues plutoniumi që përdoret për prodhimin e armëve.

“Ndërtimi i kapaciteteve bërthamore të Kinës është thellësisht shqetësues dhe ngre pikëpyetje në lidhje me qëllimin. Ritmi me të cilin operon Kina do të krijojë shqetësime të reja mbi stabilitetin ndërkombëtar dhe sfida të reja për parandalimin, sigurimin e kontrollit të armëve dhe zvogëlimin e rrezikut”, tha Vedant Patel nga zyra për media e Departamentit të Shtetit.

Kina këtë javë u përpoq të zbuste shqetësimet e shprehura nga ministrat e jashtëm të G-7-ës në Japoni.

“Kina ka ndjekur gjithmonë një strategji bërthamore mbrojtëse, i përmbahet politikës që të mos përdor e para armët bërthamore... Për çdo vend, për sa kohë që nuk përdorin ose kërcënojnë të përdorin armë bërthamore kundër Kinës, ata nuk kanë arsye për t'u shqetësuar se do të kërcënohen nga armët bërthamore të Kinës. Kjo është transparenca më kuptimplotë që një vend mund të sigurojë”, tha Weng Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Shumë ligjvënës amerikanë janë skeptikë që Kina do të nënshkruajë një traktat të kontrollit të armëve. Në fillim të këtij viti presidenti rus Vladimir Putin pezulloi përfshirjen e vendit të tij në marrëveshjen e fundit të mbetur të kontrollit të armëve bërthamore me SHBA-në. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punë të Jashtme, Michael McCaul foli për Zërin e Amerikës mbi frikën e tij rreth forcimit bërthamor të Kinës.

“Kam marrë informacione të klasifikuara për këtë, është problem i madh. Arsenali i tyre bërthamor është i frikshëm dhe nuk ka asnjë traktat për ta kontrolluar atë. Më e mira do të ishte të rinegocionim një traktat të ri me Rusinë dhe të përfshinim Kinën në të. Por mendoj se duke pasur parasysh aleancën mes tyre dhe agresionin që po shohim nga diktatorët e të dy vendeve, kam shumë pak shpresë që kjo të ndodhë”, tha Michael McCaul, ligjvënës republikan.

Ligjvënësi demokrat David Cicilline i tha Zërit të Amerikës se SHBA-ja duhet të veprojë.

“Unë kurrë nuk kam qenë mbështetës i përhapjes së armëve shtesë bërthamore. Unë mendoj se ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të parandaluar vendet e tjera nga zgjerimi i rezervave të tyre bërthamore. Shtimi i më shumë armëve bërthamore nga SHBA-ja nuk është zgjidhje produktive”, tha ligjvënësi demokrat, David Cicilline.

Federata e Shkencëtarëve Amerikanë vlerëson se Kina tani ka rreth 410 mbushje bërthamore, Rusia ka 5889 dhe SHBA-ja ka 5244./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë