SHBA: Shqipëria, një "lavatriçe" parash
Raporti "Pastrimi i parave dhe krimi financiar" i Zyrës përkatëse pranë këtij Departamenti e vendos vendin tonë në një kategori me vende të tilla, si Koreja e Veriut, Moldavia, Bosnja, Laosi, Azerbajxhani, Kazakistani, Serbia, Kosova dhe disa dhjetëra vende të tjerë, vende, ku ekzistojnë ligje dhe institucione për të luftuar këtë fenomen, por rezultatet në këtë luftë janë të dyshimta.
WASHINGTON- Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Shqipëria mbetet një vend me legjislacion dhe praktika "shqetësuese" sa i përket pastrimit të parave të pista. Raporti "Pastrimi i parave dhe krimi financiar" i Zyrës përkate pranë këtij Departamenti e vendos vendin tonë në një kategori me vende të tilla, si Koreja e Veriut, Moldavia, Bosnja, Laosi, Azerbajxhani, Kazakistani, Serbia, Kosova dhe disa dhjetëra vende të tjerë, vende, ku ekzistojnë ligje dhe institucione për të luftuar këtë fenomen, por rezultatet në këtë luftë janë të dyshimta.
Raporti i institucionit më të lartë diplomatik të SHBA ka theksuar se Shqipëria është "një vend tranziti për trafikimin e narkotikëve, armëve, mallrave kontrabandë dhe qenieve njërëzore dhe mbetet në rrezik për pastrimin e parave. Burimet më të mëdha të të ardhurave të paligjshme janë trafiqet, korrupsioni i zyrtarëve dhe mashtrimi". Krimi shpesh investon paratë e pista në prona të patundshme dhe në projekte për zhvillimin e biznesit, thuhet më tej në raport. Sipas zyrtarëve amerikanë, në Shqipëri ka një treg të madh të zi për mallra të tilla, si duhani, bizhuteritë dhe telefonat celularë, si pasojë e nivelit të lartë të importimit të mallrave të konsumit dhe kontrolleve të dobëta doganore. Madje, "grupe të organizuara kriminale e përdorin Shqipërinë si një bazë operacionale për ndërmarrjen e veprimtarive kriminale në vende të tjera e shpesh ato i sjellin fitimet e tyre të paligjshme në Shqipëri. Paratë e fituara nga këto veprimtari shpëlahen lehtësisht në Shqipëri pasi aty kryesisht sundon ende një ekonomi e bazuar në para' në dorë dhe hyrja e parave nga jashtë në formën e prurjeve valutore të emigrantëve janë të zakonshme". Raporti përmend statistikën e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës rreth 20 për qind e parasë në qarkullim ndodhet jashtë sistemit bankar.
Para DASH, edhe Moneyval, komitet ekspertësh i Këshillit të Evropës për luftën kundër krimit financiar, ka konstatuar se, ndonëse vendi ynë ka bërë përparime të konsiderueshme kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, rreziku i pastrimit "mbetet i lartë".
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?
-
Po
66.8%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 1037
Lajme të tjera
-
Putin zbulon detaje nga takimi me presidentin kinez: E ftova në apartamentin tim, folëm për çështjet globale ndërsa pinim çaj
25 Mars, 20:40
-
Tiranë/ I riu që ktheu motrat në narkomane, shpallet në kërkim një 40-vjeçar! I lidhur me të dyja, u jepte kokainë
25 Mars, 20:22
-
Kokalari: Anëtarët e Rithemelimit preferojnë Metën para demokratëve të thjeshtë! Berisha thelloi copëtimin e PD, bëri pakt me djallin
25 Mars, 20:14
-
Zvicra 'shuplakë' Bjellorusisë, Granit Xhaka shënon dhe asiston në Serbi (GOLAT)
25 Mars, 20:07
-
Qëlluan me armë zjarri para banesës së një personi vetëm se u kërkoi të mos xhironin gomat e makinës, shpallen në kërkim dy adoleshentët në Lezhë (EMRAT)
25 Mars, 19:58
-
VIDEO/ 2 gola në Izrael, Kosova barazon në transfertë! Dardanët i 'ngrin' VAR-i
25 Mars, 19:54
-
Putin: Do të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi
25 Mars, 19:38
-
110 vite nga masakra serbe, memorial përkujtimor në Gjuzaj të Lushnjës! Historiani: Pse në librat e shkollës nuk ka asnjë rresht për këtë ngjarje?
25 Mars, 19:33
-
Një trofe, dy skuadra dhe 18 ndeshje! Ishulli me ligën më e vogël në botën e futbollit
25 Mars, 19:32
-
Macron: Marrëveshja Serbi-Kosovë të zbatohet menjëherë
25 Mars, 19:24
-
Berisha thirrje simpatizantëve demokratë në Kurbin: Mos bëni gabim të shkoni pas Alibeajt! Nuk përkulemi para pengjeve të Ramës
25 Mars, 19:13
-
U-17/ 2 gola në 'Air Albania', Shqipëria s'e mban dot avantazhin kundër Zvicrës (VIDEO)
25 Mars, 19:03