SHBA: Shqiperia hapa prapa
pas vrasjeve të 21 janarit

SHBA: Shqiperia hapa prapa<br />pas vrasjeve të 21 janarit
TIRANE Freedom House publikon raportin për indeksin e lirisë në Botë për 2011 , dhe Shqipëria përfshihet në vendet që janë pjesërisht të lira.

Organizata joqeveritare me qendër në Washington raporton se Indicia kryesore e kësaj rënieje është ka ndodhur pas vrasjeve të 4 protestuesve, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj e Aleks Nika para kryeministrisë në demonstratën e 21 janarit 2011.

“Shqipëria pësoi prirje drejt rënies për shkak të vrasjes së protestuesve të opozitës në janar të 2011, politizimi i mekanizmit elektoral dhe që rrethuan zgjedhjet vendore në maj dhe dështimi i gjykatave për të qenë i paanshëm në vendimin mbi një rast korrupsioni ndaj një qeveritari të lartë.”- thuhet në raportin "Liria në botë në 2012"

Vlerësimi i lirisë në botë është bërë në bazë të drejtave politike e të drejta civile. Vlerësimi nga 1- 2.5, është për vendet që janë “të lira”, vlersimin 3.0- 5.5 është për vende që janë “pjesërisht të lira” dhe nga 5. 5- 7.0 është për vende “pa liri”. Shqipëria është vlerësuar me 3.5 ç ka përfshihet në vendet me liri të pjeshme. Liria politike dhe të drejtat civile janë vlerësuar me 3.0.

Në Ballkan, në grupin e vendeve pjesërisht të lira është dhe Bosnje Hercegovina, Maqedonia. Ndërsa Serbia është në vendet me liri.

Në raport thuhet se në vitin 2011 se numri i vendeve që kanë pësuar rënie të nivelit të lirisë  26 dhe është më i madh sesa numri i vendeve që kanë pësuar ngritje të nivelit të lirisë, që është vetëm 12 vende.

87 vende mund të konsiderohen të lira, njësoj sikurse në vitin 2010, shifër kjo që përfaqëson 43 përqind të popullatës së botës. Rënia e nivelit të lirisë, sipas raportit, është parë dhe në Iran, Bahrejn, Liban, Arabi Saudite, Siri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemen.Ndërsa përkeqësim i nivelit të lirisë është parë në Azerbajxhan dhe Kazakistan, ndërsa dështime janë parë edhe në Hungari, Afrikë të Jugut dhe Ukrainë.
(sg/am/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi