SHBA, shqiptari grabiti 500 mijë
dollarë, dënohet me 9 vjet burg

SHBA, shqiptari grabiti 500 mijë<br />dollarë, dënohet me 9 vjet burg
NEW JERSEY - Arlind Hyseni i cili në Shqipëri është dënuar me 25 vjet në mungesë për vrasje në SHBA është dënuar me 9 vite burg për akuzën e grabitjeve me armë të dy bankave në veri të New Jersey.
 
Arlind Hyseni 31-vjecar i cili njihet edhe me emrat “Shpend Mazari” dhe Luie Belushi” ka vjedhur me armë dy filiale bankash në Clifton dhe Ëallington në fund të vitit 2011.

Hyseni me origjinë nga Puka e ka pranuar akuzën për vjedhjen e bankave nën kërcënimin e armës dhe i maskuar. Pasi ka larguar punonjësit ai ka marrë paratë. Grabitjen e parë Arlind Hyseni e ka kryer më 2 nëntor 2011 në Clifton ku ka marrë 286 mijë dollarë ndërsa të dytën më 30 dhjetor 2011 në Ëallington ku ka mundur të grabisë 182 mijë dollarë , në total rreth 500 mijë dollarë.
 
Shqiptari 31-vjecar është arrestuar vetëm dy muaj pas grabitjeve ndërsa në shkurt të këtij viti ai u shpall fajtor dhe mediat amerikane shkruajnë se sot gjykata ka dhënë dënimin me 9 vjet burg.

Gjyqtari amerikan Fishman tha se Arlind Hyseni do të kryejë dënimin prej 9 vitesh në SHBA dhe më pas mund të ekstradohet në Shqipëri ku do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata shqiptare me 25 vjet burg për vrasje.

Redaksia online
(ak/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!