Martin Shkreli sipërmarrësi me origjinë shqiptare i cili u shndërrua në personin më të urryer në SHBA do të dalë para gjyqit.

Shkreli u bë i famshëm pasi rriti cmimin e një ilaci  të quajtur Daraprim që mund të shpëtonte  shumë jetë.

Ai u shfaq këtë  të hënë në një gjykatë në Brooklyn, pasi prokurorët e akuzojnë se kompania që ai drejtonte ishte një skemë piramidale.

Ata e akuzojnë se sipërmarrësi ka gënjyer investitorët dhe ka përfituar miliona dollar nga kompania ‘Retrofin”.

Shkreli e konsideron veten të pafajshëm ndërsa pritet që gjyqi të zgjasë nga 4 deri në 6 javë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com