NEW YORK-Kundrejt deportimit nga SHBA një 27 vjecar shqiptar ka pranuar fajësinë në lidhje me akuzën për tentativë mbështetjeje të grupeve terroriste. Agron Hasbajrami, me banim në Bruklin të Nju Jorkut, pranoi fajësinë para gjykatës dhe pritet të dënohet deri më 15 vite burg. Sipas të dhënave që disponon prokuroria Hasbajrami ishte përpjekur të shkonte në rajonet fisnore të Pakistanit për t’u bërë pjesë e një grupi radikal xhihadist. Po ashtu ai kishte dërguar mbi 1 mijë dollarë në transaksione të ndryshme jashtë Amerikës për të mbështetur aktivitetet terroriste në Pakistan dhe Afganistan. Ai kishte shkëmbyer mesazhe elektronike me një individ në Pakistan që i kishte thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur që kishte vrarë ushtarë amerikanë. Për të ruajtur fshehtësinë e komunikimit, Në një mesazh ai shprehej se ishte e vështirë t’u kërkonte para myslimanëve të tjerë sepse ata distancoheshin kur ai u thoshte se i donte për xhihad. 27 vjecari shqiptar u arrestua më 6 shtator të një viti më parë,në aeroportin e John F. Kennedy në Nju Jork, ndërsa kishte blerë një ditë më parë biletën pa kthim për në Turqi dhe nga komunikimet e tij me email rezultonte se ai do të shkonte në zonat fisnore kufitare të Pakistanit. Gjatë kontrollittë policisë në banesën e tij mes të tjerash një shënim ku thuhej “mos prit për pushtimin, është koha për martirizim”.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(jd/shqiptarja.com)











