SHBA/ Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve! Dyshohet për xhelozi, flasin fqinjët: Dëgjuam 6-7 të shtëna arme (EMRAT)

SHBA/ Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve! Dyshohet për xhelozi, flasin fqinjët: Dëgjuam 6-7 të shtëna arme (EMRAT)

Bruna dhe Lindi Flamuraj

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Raportohet për një krim në familje shqiptare, me bilanc një të vrarë dhe një të plagosur, teksa dinamika mbetet ende e paqartë dhe po hetohet.

Bruna Flamuraj dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj, rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm (7 Nëntor), në Massachusetts. Fqinjët shpjeguan se dëgjuan fillimisht të bërtiturat e gruas, më tej ulërima të forta dhe në fund 6 apo 7 të shtëna arme.

Edhe autori i dyshuar është shtruar në spital i plagosur, pasi sipas informacioneve të para ka marrë lëndime pas sherrit me të shoqen. Krimi besohet se ndodhi në sy të vajzës dhe prindërve.

Duket se shkak për sherrin mes çiftit ishte bërë xhelozia. Policia amerikane nuk ka dhënë ende detaje dhe ekspertët po bëjnë këqyrjet e nevojshme dhe mbledhjet e provave, duke hetuar dinamikën dhe motivet, apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

"Kjo është një lagje shumë e qetë. Ne kemi njerëz që ecin gjatë gjithë kohës. Thjesht rrallë ndodh diçka këtu. Është West Side of Worcester”, ka rrëfyer një prej banorëve.

Deri më tani nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, por ajo që raportohet është se autori është shtruar në spital i plagosur, pasi ka pësuar dëme gjatë konfliktit me të shoqen, ngjarje që përfundoi me vrasjen e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
Krimi në familjen shqiptare në Massachusetts, flasin fqinjët: Në fillim dëgjuam ulërimat e gruas, më pas 6-7 të shtëna arme! Ishte e frikshme, s’i njihnim (VIDEO)

 

Shtëpia ku ndodhi krimi në familjen shqiptare

Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pas të shtënave në një shtëpi në Worcester, Massachusetts, herët në mëngjesin e së enjtes.

"Gruaja duke bërtitur shumë me zë të lartë", thanë fqinjët në Boston të SHBA-ve.

Krimi ndodhi në një shtëpi në 'Gingerbread Trail', rreth orës 2 të mëngjesit të datës 7 Nëntor. Policia tha se gruaja u gjet e vdekur në katin e dytë dhe burri u dërgua në spital me plagë të rënda.

Policia po e quan një krim në familje. “Vërtet e frikshme”, tha një fqinj që nuk donte të identifikohej, për rrjetin televiziv CBS.

"Ne u zgjuam dhe dëgjuam një grua që bërtiste me zë të lartë. Dhe pastaj pritëm vetëm disa sekonda dhe dëgjuam më shumë ulërima dhe më pas dëgjuam disa të shtëna armësh dhe kështu thirrëm policinë", shpjegoi një prej tyre.

Ajo shtoi se dëgjoi gjashtë apo shtatë të shtëna armësh pas britmave të "gjakderdhjes".

Fqinjët thanë se nuk i njohin banorët në rrugën e vogël anësore në anën perëndimore të Worcester-it, por janë qartësisht të shqetësuar nga ajo që ndodhi.

"Është një tragjedi kaq e madhe kombëtare sa kjo po ndodh kudo", tha fqinja Nancy Muszynski. "Dhe uroj që të ketë më shumë shërbime të shëndetit mendor dhe sociale në dispozicion për familjet".

Policia dhe detektivët e Bostonit mund të shiheshin jashtë shtëpisë të enjten në mëngjes, duke fotografuar pronën dhe duke hyrë në shtëpi të veshur me veshje mbrojtëse. Mjekësia ka nxjerrë trupin e gruas pasdite.

Ata thanë se nuk ka asnjë kërcënim për publikun. Media amerikane nuk i ka bërë publik emrat e çiftit, por ato shqiptare kanë njoftuar se bëhet fjalë për Lindi Flamuraj si autor dhe Bruna Flamuraj si viktimë e sulmit.

G.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja