SHBA, Shtëpia e Bardhë premton
mbështetje për të prekurit nga stuhia
Ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit nga uragani Harvey në juglindje të Teksasit, Shtëpia e Bardhë po siguron ata që po vuajnë pasojat e stuhisë se do t’i mbështesë hap pas hapi dhe se fondet për t’i ndihmuar ata do të jenë në dispozicion. Numri i viktimave ka arritur në të paktën 39 vetë dhe autoritetet parashikojnë që ai të vazhdojë të rritet.
Ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit nga uragani Harvey në juglindje të Teksasit, Shtëpia e Bardhë po siguron ata që po vuajnë pasojat e stuhisë se do t’i mbështesë hap pas hapi dhe se fondet për t’i ndihmuar ata do të jenë në dispozicion.
Numri i viktimave ka arritur në të paktën 39 vetë dhe autoritetet parashikojnë që ai të vazhdojë të rritet.
Harvey shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në pesë ditët me reshje shiu që thyen rekord në Teksas dhe Luiziana.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Tom Bossert thotë se fondet për të mbuluar operacionet për muajin e ardhshëm janë gati:
“Nëse ka dhe do të ketë nevojë për fonde të tjera në vazhdim, ndërsa bëhen më të qarta shifrat për fazën e rindërtimit, ne do ta shqyrtojmë situatën dhe të kërkojmë edhe më shumë fonde. Ky është qëndrimi ynë dhe nuk jam i shqetësuar se mund të mos kemi para për operacione e tanishme dhe të ardhme”. Zori Bossert tha se 100 mijë shtëpi janë prekur nga stuhia dhe një pjesë e infrastrukturës publike, si autostradat dhe urat, është dëmtuar.
Hjustoni, qyteti i katërt më i madh i Shteteve të Bashkuara, është goditur më rëndë. Por kryebashkiaku i tij, Sylvester Turner thotë se qyteti po funksionon dhe po e merr veten:
"Një nga arsyet që do të rimëkëmbemi brenda një viti, në mos më pak, është se ka njerëz dhe korporata në qytet që po bëjnë të pamundurën, duke e shfaqur kontributin e tyre menjëherë”. Deri tani, administrate e Presidentit Trump ka qenë mjaft e pranishme në zonën e goditur nga stuhia. Nënpresidenti Mike Pence po ndihmonte dje në përpjekjet e pastrimit dhe Presidenti Trump pritet të rikthehet në Teksas nesër, pas një vizite fillestare të martën.
Banorët e prekur nga shkatërrimi i shkaktuar nga Harvey, pa dyshim shpresojnë që vëmendja të vazhdojë për një kohë të gjatë pasi rajoni të jetë tharë./VOA
Redaksia OnlineEr.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.4%
-
Pak
40%
-
Aspak
33.6%
Vota total: 1614
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Njerëzit e tmerruar, pamjet pasi Hezbollahu lëshoi raketën në fushën e futbollit në Golan
28 Korrik, 09:59
-
Rikthehet vala e të nxehtit, javën që vjen sërish temperatura deri në 40 gradë celsius
28 Korrik, 09:49
-
Orban sërish kritikon Perëndimin
28 Korrik, 09:46
-
Nga Tajlanda në Singapor, ja ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza! Emrat e 99 shteteve
28 Korrik, 09:44
-
Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, mbërrijnë 4144 pasagjerë, 27 sportele në funksion
28 Korrik, 09:27
-
Harris mesazh të ri për ekonominë, Trump dhe republikanët e kritikojnë për inflacionin
28 Korrik, 09:20
-
Fatos Çoçoli: Pse BE na dhuron 136 milionë euro?
28 Korrik, 09:06
-
Lezhë/ Zjarri në malin e Shëngjinit vijon, operacioni për shuarjen e flakëve nisi sërish sot! Vatër edhe në malin e Rencit
28 Korrik, 08:52
-
Mero Baze: Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin
28 Korrik, 08:39
-
Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!
28 Korrik, 08:30
-
Lufta/ Ushtria Izraelite godet bazat e Hezbollahut në të gjithë Liban, e akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Golan
28 Korrik, 08:12
-
Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje
28 Korrik, 07:55