Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e një tornado që goditi qytetin e Oklahomës në Shtetet e Bashkuara. Mediat lokale raportuan se erërat e forta arritën shpjetësinë deri në 130 kilometra duke shkulur çatitë e shtëpive dhe dhjetëra pemë.

Guvernatorja e Oklahamës ka shpallur gjëndjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në 16 konte. Dëme të mëdha u shkaktuan edhe në Kansas, Missouri dhe Nebraska ku mijëra banorë kanë ngelur pa shtëpi dhe energji elektrike.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka parashikuar se moti i keq i shoqëruar me erëra të forta do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së hënë.
Javën e kaluar një tjetër shtet amerikan, Texasi u godit nga disa tornado të fuqishme, ku mbetën të vdekur 6 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)