Byroja Federale e Hetimit në SHBA, ka paralajmëruar për sulme të mundshme terroriste gjatë festave të fundvitit.

FBI ka shpërndarë gjithashtu edhe një buletin në të gjitha agjencitë ligjzbatuese  shtetërore dhe ato të sigurimit privat ku rekomandohet që të tregohet më
shumë kujdes gjatë festave.

Buletini i është dërguar ditën e premte, pasi është publikuar në internet në një faqe pro ISIS, një listë e objektivave që i ashtuquajturi Shteti Islamik synon të godasë.  Në këtë listë përfshiheshin edhe disa kisha në SHBA.

Në të kaluarën, sulmet e ISIS ishin të përqendruara mbi objektiva ushtarak dhe agjenci të zbatimit të ligjit, ndërsa tashmë kanë ndërruar objektiv.

Ndërkohë tashmë këto sulme terroriste janë të përqendruar mbi objektiva civil , si në rastin e Nicës, Parisit dhe së fundmi ai i Berlinit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com