SHBA, shtohet numri i personave
që bojkotojnë inaugurimin e Trump

SHBA, shtohet numri i personave<br />që bojkotojnë inaugurimin e Trump
Pas refuzimit të ftesave nga ana e artistëve, tashmë janë kongresmenët të cilët kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë ne ceremoninë e inaugurimit më 20 janar të Donald Trump.
 
26-të ligjvënës demokrat kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në ceremoni.
 
Disa prej tyre e kanë marrë këtë vendim pas sulmit të Trump ndaj aktivistit, John Lewis, një prej figurave më të njohura në SHBA për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
 
“Për mua, vendimi im personal për të mos qenë i pranishëm në ditën e inaugurimit është i thjeshtë. A jam me Donald Trump apo mbështes John Lewis? Unë zgjedh të mbështes John Lewis”, është shprehur kongresmeni i Kalifornisë, Ted Lieu, i cili ishte i fundit prej 26 kolegëve të tij që njoftoi se nuk do të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri.
 
Kongresmeni i parë që lajmëroi se nuk do të merrte pjesë në ceremoninë e 20 janarit, është Luis Gutierrez, i Ilinois, pasi ka deklaruar që në dhjetorë që nuk do të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Trump.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit 

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit